
Rruga e Komanit është kantieri më i ri i hapur në bashkinë e Vaut të Dejës, në Shkodër.
Kryeministri Edi Rama bashkë me zëvendës kryeministren Belinda Balluku njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ishin në Koman për të mbarë ecurinë e punimeve për ndërtimin e rrugës së Komanit, një aks prej 31 km që lidh dy hidrocentralet e do t’i japë një zhvillim të ri turizmit të kësaj zone.
Kreu i qeverisë u shpreh se ky aks është i rëndësishëm pasi lidh dy hidrocentralet, e që do t’i japë një hov të ri turizmit të kësaj zone të bekuar të Shqipërisë.
“Kjo rruga që e kishit merak, do të bëhet dhe do t’i japë shumë siguri dhe shumë qëndrueshmëri gjithë punës që bëhet këtu nga dy strukturat e hidrocentraleve, por do t’i japë dhe shumë hov turizmit. Ne çfarë themi e bëjmë, por problemi është se duhet durim. Jo të gjitha bëhen menjëherë, por tani kësaj i erdhi radha dhe do ta bëjmë dhe rëndësi ka ta bëjmë shkëlqyeshëm“, u shpreh ai.
Top Channel