
Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut.
Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. Të gjithë dëgjuesit nëpërmjet telefonatave, SMS apo mesazheve audio në Whatsapp, të shprehin simpatitë, antipatitë, mbështetjen që kanë për personazhet në “Big Brother VIP”.
E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë Krisa Çaushi. Moderatorja dhe ish-banorja e këtij edicioni, u eliminua nga loja të martën duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother.
Ajo bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së saj brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për situatat më të spikatura gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Top Channel