Zbutet Zelensky: Gati për paqe! Presidenti ukrainas reagon pasi i dërguari i Trump anuloi konferencën për shtyp

21/02/2025 09:06

Pasi i dërguari i Trump në Kiev, Kith Kellogg anuloi konferencën për shtyp pas takimit me Zelenskyn, Presidenti i Ukrainës, deklaroi se është i gatshëm për marrëveshje “të fuqishme” me Rusinë.

Ai ka kërkuar që të jepen garanci për zbatimin e saj nga fuqitë e mëdha perëndimore. Mediat raportuan se takimi me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainë, Kith Kellogg nuk shkoi mirë, por Zelensky ka reflektuar shpejt duke reaguar në rrjetin social X ku thotë se Ukraina ka kërkuar paqe “që në sekondën e parë të luftës”.

“Ukraina ka kërkuar paqe që në sekondën e parë të kësaj lufte dhe ne mund dhe duhet ta bëjmë paqen të besueshme dhe të qëndrueshme, në mënyrë që Rusia të mos kthehet më kurrë në luftë. Ukraina është gati për një marrëveshje të fuqishme, vërtet të dobishme, me presidentin e SHBA-së për investime dhe siguri”, ka thënë Zelensky.

Presidenti ukrainas ka shtuar se ekipi i tij është i gatshëm 24 orë në shtatë ditë të javëve, ndërsa shtoi se ka dhënë një propozim “për mënyrën më të shpejtë dhe më konstruktive për të arritur një rezultat”.

“Suksesi bashkon. Të gjithë në botë kanë nevojë për sukses në raportet e tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar ai.

Zelensky e falënderoi të dërguarin e presidentit Donald Trump për punën e përbashkët drejt arritjes së rezultateve.

Nga ana tjetër Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Rusia “i ka kartat” në çdo bisedim paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, sepse ajo tashmë “ka marrë shumë territor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA