
Duke iu përgjigjur komentuesve dhe kritikave në Facebook, Edi Rama u shpreh se në 11 maj shqiptarët sërish do t’i japin votën dhe do t’i besojnë një mandat të radhës.
“Jo më kot na e ka dhënë besimin 7 herë për ta drejtuar, dhe jo më kot do na e japin sërish edhe për Tiranën, të tjerat janë vetëm llafe që i do t’i përkasin harresës”, tha Rama duke iu përgjigjur komentuesit që i thotë se nuk duhet të krahasojë me 35 vite më parë Tiranë, pasi kushdo të ishte do të kishte bërë ndryshime.
“A thua Soni të jetë e vërtet kjo? A thua se kushdo që të ishte, prapëseprapë do bënte Piramida në ’97? Do t’i vinte kazmën kantiereve të Zogut të Zi dhe Sheshit Skënderbej për luftë politike me kryetarin e Bashkisë? A thua që kushdo që të ishte do e ngrinte Tiranën nga varri, apo do ta bënte qytet evropian?
Nuk e di, por besoj je gabim sepse i bie që sipas teje kot voton populli dhe kushdo të jetë do bëjë atë që është për të bërë. Jo mor Soni jo, se Tirana është bërë nga ata që është bërë, jo nga ata që sa herë kanë pasur diçka në dorë e kanë zhbërë. Po ta bënte koha siç thua ti nuk do ishte ca ndërto e ca shkatërro…
Duan s’duan ata që s’duan, historia e Tiranës europiane është historia e asaj videokujtesës, që çuditërisht të ka mërzitur në vend që të të frymëzojë. Është historia ime, e jonë, e PS, e këtij populli që jo më kot na e ka dhënë besimin 7 herë 7 për ta drejtuar Tiranën, ndaj jo më kot në 11 maj do të votojnë PS më shumë se asnjëherë tjetër, edhe për Tiranë, të tjerat janë llafe, i merr era dhe ngjarje që nesër do i përkasin harresës”, tha Rama.
VIJON….
Top Channel