Si mund të arrestohej Veliaj? Ngjela në “Top Story”: Lanë Tiranën pa kryetar… Rama ka të drejtë ta drejtojë Bashkinë

21/02/2025 08:30

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar për “Top Story” takimin që mbajti kryeministri Edi Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

Teksa fillimisht foli për arrestimin e Erion Veliajt, ai u shpreh se zakonisht për figura të rëndësishme politike, personi i dyshuar nuk arrestohet gjatë hetimit.

Ngjela shtoi më tej se kryebashkiaku i Tiranës është numri dy në qeveri, andaj kryeministri Rama ka të drejtë të mbrojë Veliajn.

“Ata janë të çorientuar, është humbje e ekuilibrit nuk është puna SPAK. SPAK nuk e drejtojmë ne, nuk e drejtojnë shqiptarët. Këta kanë humbur ekuilibrin dhe kur e humbin godasin arrestin. Ai ishte kryetari i Bashkisë, nuk e dimë përse akuzohet. Zakonisht këta figurat e mëdha ia bëjnë hetimin me detyrim paraqitjeje, jo arrest.

Duhet të shohim provat, ai është figura e dytë e shtetit shqiptar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës është figura e dytë në vendin tonë, pas kryeministrit.  Kryeministri sigurisht që do ta mbrojë se e ka partnerin e vet. Të shikojmë si është çështja, nuk e dimë tamam. Disa thonë kështu disa thonë është hakmarrje, por do të presim gjyqin.

Nuk mund të arrestohet kryetari i Bashkisë së Tiranës, e lanë Tiranën kështu. Ai mund të dënohet, por në rast se hyn në gjykatë dhe dënohet ai ikën automatikisht dhe bëhen zgjedhje të reja në Tiranë. Por kështu siç është në arrest, PS nuk bën dot zgjedhje, ai mund të prezumohet i pafajshëm”, u shpreh Ngjela.

-A është legjitime që kryeministri të mbledhë administratën e Bashkisë?

“Nga Partia Socialiste kryetar është ai sot, ata kanë fituar zgjedhjet. Ai që është kryetar bashkie, socialistët kanë fituar zgjedhjet në Tiranë. Bashkitë janë partiake, por orientimin e kanë politik sipas partisë, jo vetëm këtu por në të gjithë botën”, tha Ngjela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA