
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk dha një përgjigje të qartë nëse e mbështet hetimin e krimeve elektorale nga SPAK në zgjedhjet e 11 majit.
I pyetur lidhur me deklaratat e Ramës që e quajti iniciativën e SPAK si një lajthitje, Berisha tha se Prokuroria Speciale duhet të kishte vepruar një ditë më parë me aktivitetin e kryeministrit.
“Pika e parë, në qoftë se vërtet SKAP e ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, Edi Ramës duhej t’i vinte prangat në shesh me mitingun elektoral që organizoi mbrëmë.
Unë nuk mund të besoj në shpallje të një organi që fle mbi dosje të tmerrshme të krimit elektoral, evidente, zyrtare, të mbledhura në përputhje me procedurën ligjore provat dhe faktet”, tha Berisha.
Sipas tij “Por, po qe se SPAK pretendon se do ta dënojë, ja ku e ka Edi Ramën, mitingu i mbrëmshëm ishte shkelja më e rëndë e ligjit elektoral që ka ndodhur”.
Top Channel