Përurohet Spitali i Pediatrisë së Përgjithshme në QSUT, Rama: Miqtë izraelitë sollën shërbimin e shkollës së pediatrisë

21/02/2025 14:23

pitali i pediatrisë së specialiteteve tashmë ka hapur dyert për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë duke ofruar shërbimet me pajisjet dhe standardet bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama teksa inspektoi spitalin e pediatrisë e cilësoi këtë projekt të realizuar, si një hap që do të vazhdoj edhe me strukturat e tjera shëndetësore.

I japim mundësinë një tjetër strukturë me standarde bashkëkohore, së shpejti me financimet e këtij viti do të realizojmë transformimin e strukturës së tretë të pediatrisë infektive. Është viti me buxhetin më të lartë shëndetësinë, 1 miliardë euro, një buxhet i paimagjinueshëm  që do ta realizojmë me cilësi, duke shtuar kapacitetet jo vetëm qendra spitalore por dhe rrjetin e shërbimeve shëndetësore”, tha Rama.

Kryeministri bëri të ditur se në ndihmë të fëmijëve do të ndërtohet edhe një shkollë pranë pediatrisë. Ndërsa deklaroi se në proces diskutimi është dhe ngritja e një laboratori të inteligjencës artificiale, i cili do t’i vij në ndihmë mjekëve.

Falë një bashkëpunimi me një organizatë me miq izraelitë, shkolla ranë pediatrisë që fëmijët mos të mbeten pa mësim por të mësojnë këtu në këtë shkollë. Po diskutojmë hapjen e një laborator të inteligjencës artificiale që do ndihmojë personelin, por dhe rajonin. Duke hapur një perspektivë të re për mjekët që duan të eksplorojnë në profilin e tyre. Për të sjellë inovacion dhe zgjidhje të reja përmes teknologjisë.”

Investimet sipas kryeministrit do të vazhdojnë duke përfshirë spitalet pediatrike dhe maternitetet rajonale në të gjithë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA