Përurimi i Spitalit të Pediatrisë në QSUT, Rama: Do të rriten pagat për mjekët dhe infermierët

21/02/2025 15:44

Spitali i Pediatrisë së Specialiteteve tashmë ka hapur dyert për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë duke ofruar shërbimet me pajisjet dhe standardet bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama teksa inspektoi spitalin premtoi se do të ketë rritje pagash për mjekët dhe infermierët.

“Me kontributin e pashmangshëm të qeverisë, më herët se vonë, përsëri do të bëjmë një rritje pagash për mjekët dhe infermierët”, deklaroi kreu i qeverisë.

Duke ju falënderuar edhe njëherë për punën, duke ju falënderuar për kontributet dhe vëmendjen tuaj dhe duke ju siguruar që pavarësisht se ne i kemi rritur pagat në mënyrë të ndjeshme, nuk kemi mendimin që ju jeni shumë të kënaqur dhe jemi të bindur që do ta mirëprisnit një rritje tjetër.

Ju lë me kaq këtu, por jini të sigurt që këtë e kemi shumë mirë parasysh edhe pa na e thënë edhe kur pyesim dhe thoni “Mirë mo mirë, nuk jemi dhe aq keq” e kuptojmë shumë mirë që ka dhe më mirë dhe patjetër me autonominë spitalore dhe me kontributin e pashmangshëm të qeverisë, më herët se vonë, përsëri do të bëjmë një rritje pagash për mjekët dhe infermierët.”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA