Kanada, 30 mijë dollarë për çdo pasagjer/ Kompania ajrore ofron për çdo individ që ishte në avionin që u përplas në Toronto

21/02/2025 08:22

Kompania ajrore “Delta Airlines” po ofron nga 30 mijë dollarë për çdo pasagjer që ishte në aeroplanin që u përplas gjatë uljes në aeroportin e Torontos të hënën, ku pr fat të mirë të gjithë personat në aeroplan mbijetuan.

Aeroplani u rrotullua pasi u ul dhe u përmbys. Edhe vetë pasagjerët u shprehën të befasuar që shumica shpëtuan pa lëndime.

Mbetet ende e paqartë se çfarë shkaktoi incidentin, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Në aeroplan ishin 76 pasagjerë dhe katër pjesëtarë të ekuipazhit, ndërsa avioni ishte nisur nga Minneapolis, SHBA.

Zëdhënësi i kompanisë “Delta” tha se paratë e ofruara nuk ndikojnë në të drejtat e klientëve.

Ekuipazhi i aeroplanit dhe ekipet emergjente u vlerësuan maksimalisht për reagimin e shpejtë për t’i nxjerrë pasagjerët.
21 prej udhëtarëve morën lëndime dhe u dërguan në spital, ndërsa deri të mërkurën, me përjashtim të njërit të gjithë tjerët u larguan nga spitali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA