Java mbyllet me mot të ftohtë, parashikimi për ditën e sotme
21/02/2025 07:59
Kjo e premte nisi me temperatura të ulëta, të cilat shënuan deri në -6 gradë Celsius.
Gjatë ditës moti do të vijojë i kthjellët me temperatura maksimale që pritet të shënojnë 14 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 38 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Top Channel