Emrat/ Pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve! Kapet në Gjermani 21-vjeçari i akuzuar nga SPAK, në pranga edhe një 25-vjeçar

21/02/2025 08:40

Persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë vënë në pranga, pas akuzave nga autoritetet shqiptare.

Në Gjermani është arrestuar një ri ri, i akuzuar nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

“Kapja në Gjermani, e shtetasit Danjel Lalaj 21 vjeç, i lindur në Pukë, pasi GjKKO-ja, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, njofton policia.

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, një 25-vjeçar i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

“Kapja në Mbretëri të Bashkuar, e shtetasit Bekim Çelaj, 25 vjeç, i lindur në Tropojë, pasi Gjykata në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA