Aksident në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, makina del nga rruga! Lëndohet çifti i bashkëshortëve

21/02/2025 07:38
Foto Ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor “Ersekë-Korçë” këtë të premte.

Shtetasi me iniciale E. I., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi shoferi dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja me iniciale Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA