Aksident i frikshëm në Librazhd! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen dy persona
21/02/2025 18:14
Një aksident ndodhi në fshatin Dragostunjë në Librazhd pasditen e të premtes.
Burime zyrtare bëjnë me dije se automjeti tip Hyundai me targë AB 44 2 PG është përplasur me automjetin me targë AA710 BV.
Nga ky aksident raportohet se drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident dhe një pasagjer që ndodhej në automjetin me targë AB 442PG mbetën të plagosur dhe u transportuan për mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan.
Ndërkohë policia po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Top Channel