Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot kjo do ishte një flete votimi në Tirane, qarkun me numër më të madh mandateve.

Partitë politike kanë mbi tryeze disa modele të fletësh së votimit të propozuara nga Komisioneri Ilirjan Celibashi, ku parashikohet që këtë herë kandidatët të mos fshihen pas numrave, por të shënohen me emra.

Fleta e votimit ne Tirane pritet të jetë më shumë se gjysmë metri, ndërsa në qarqet më të vogla si Gjirokastra dhe Fieri fleta e votimit është më praktike për nga madhësia.

Me ndryshimet në kodin elektoral përmbajtja e fletës së votimit ndryshon nga zgjedhjet e fundit, pasi krahas kandidateve që do i nënshtrohen votës së qytetarëve janë renditur edhe të preferuarit e kryetarëve të partive politike, të cilët ulen në Parlamentin e ri e kanë të sigurt. Votuesi pasi të përzgjedhë partinë apo koalicionin që preferon ka të drejtë të përzgjedhë vetëm një kandidat në kolonën përkatëse, pasi nëse përzgjedhja e tij shkon përtej subjektit te zgjedhur në fillim fleta e votimit e tij do jetë e pavlefshme.

Zgjedhjet parlamentare te 2021 prodhuan 80 mijë flete votimi të pavlefshme, duke bërë që politika të ndryshojë mendje dhe të jetë partizane e fletës së votimit me emra sesa me numra.

Përmasat finale të fletës së votimit pritet të mësohen pas 3 marsit afat për regjistrimin e koalicioneve.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA