“Zelensky si Çurçilli”, Starmer merr në mbrojtje presidentin e Ukrianës një javë para takimit me Trump

20/02/2025 12:41

Duke i telefonuar Volodimir Zelenskyt pas kritikës së Trumpit se ai ishte diktator, pasi nuk kishte bërë zgjedhje në Ukrainë, kryeministri britanik Sir Keir Stamer, qartazi nuk mendon se udhëheqësi ukrainas është diktator si Putin, dhe mos mbajtja e zgjedhjeve gjatë luftës është më se e pranueshme pasi të njëjtën gjë ka bërë Britania gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Komentet e Trumpit gjerësisht mendohet se janë nxjerrë nga skenari rus, sipas ish-ambasadorit britanik në Uashington gjatë mandatit të parë të Trumpit, i cili gjithsesi mendon se Zelensky nuk ka çfarë fiton nga retorika me Trump i cili në këtë mandat të dytë duket se i ka shpallur luftë të gjithëve.

Por polemika mes Trump dhe Zelenskyt ka rritur rreziqet politike për Sir Keir në prag të takimit plot të panjohura  me presidentin amerikan javën e ardhshme, ku ai kërkon të influencoj në qasjen amerikane  për luftën në Ukrainë, pasi sipas tij është e nevojshme frenimi i Rusisë për ta sulmuar sërish fqinjin e tij dhe vende të tjera në rajon.

Për këtë arsye Britania ka deklaruar se është e gatshme të dislokoj forcat e veta për të garantuar sigurinë e Ukrainës në kuadër të një marrëveshje paqësore. Pro Ukrainës janë edhe opozitarët në Britani, ku sipas Boris Johnson natyrisht Ukraina nuk e filloj ajo luftën. Gjithsesi në prag të vizitës në Uashington javën e ardhshme, kryeministri britanik ndodhet përballë një sfide reale, pasi nuk mund t’i thotë Trump që e ke gabim, nisur nga fakti se Trump nuk parapëlqen ti thuhet në fytyre se e ka gabim. Qasja diplomatike ne Londer duket se mbetet ti thuhet presidenti amerikan se kjo është mundësia juaj që të hyni në histori, e në rast se arrini një marrëveshje të ndershme për të dyja palët, kjo do jetoj gjatë në kanalet e historisë sa herë të përmendet emri Donald Trump. Por ky episod i Trump në historinë amerikane një ditë do kaloj. Por nuk ka kaluar ende një muaj nga mandati i dytë dukshëm kaotik i Trumpit.

Por jo vetëm për një vend si Ukraina, por edhe demokracitë perëndimore, anëtare të Nato-s, të cilat ndodhen përballë një kërcënimi ekzistencial, më të madhit që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, katër vitet e mandatit të dytë të Trump, do jenë katër vite të gjata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA