
Për shtëpinë e barit të zbuluar një ditë më parë në qytetin e Vlorës, policia ka shoqëruar dhe po heton në gjendje të lirë një faturist dhe dy elektricistë në qytetin bregdetar.
Ata akuzohen se kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike përgjatë një viti. Gjatë operacionit brenda shtëpisë së barit u arrestua një 24 vjeçar nga Mirdita që punonte si rojë, por policia nuk ka arrestuar ende person që e kishte marrë me qira banesën.
Ai është një 34-vjecar nga Fieri i shpallur tashmë në kërkim. Shtëpia e barit ishte ngritur në katin e parë të një banese trekatëshe në lagjen “24 Maji”, e cila ishte marrë me qira një vit më parë. Brenda saj ishin përshtatur dy ambiente për kultivim me anë të llambave të kanabisit.
Policia gjeti rreth 780 bimë brenda shtëpisë së barit, 482 prej tyre janë kubikë. Lartësia e bimëve narkotike të kultivuara arrinte në një lartësi 90 deri në 110 cm.
Gjithashtu u sekuestruan 80 llamba të fuqishme ndriçimi, 8 aspiratorë për ajrosjen e ambientit, 80 transformator, medikamente, plehra kimike dhe pajisje të tjera të specializuara për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Top Channel