FOTO/ I kërkoi drogë dhe më pas kreu marrëdhënie seksuale me to, kush janë dy gratë që Liam Payne kaloi orët e tij të fundit para se të vdiste

20/02/2025 21:07

Detaje të reja janë paraqitur në gjyqin për të akuzuarit që mendohet se sollën vdekjen tragjike të ish-yllit të One Direction, Liam Payne.

Miku i ngushtë i artistit, Rogelio “Roger” Nores  dhe dy anëtarë të stafit në hotel ishin akuzuar për vrasje nga pakujdesia, por pas gjyqit të së enjtes, ata u shpallën të pafajshëm.

Siç raportohet nga Mail, një ekzaminim mjeko-ligjor i orëve të fundit, zbuloi se Liam punësoi dy gra në internet, Aldana Serrano, 31 vjeç dhe Lucila Goitea, 27, të cilat i ftoi në dhomën e tij.

Ato mbërritën në orën 11:30 të 16 tetorit për të gjetur Liam duke marrë drogë, pohuan dokumentet.

Sipas raportimit, këngëtari u kërkoi grave t’i sillnin më shumë drogë. Të tre ata më vonë kanë bërë seks dhe më pas Liam u kërkoi atyre të largoheshin rreth orës 16:00.

Më parë u raportua se ylli i One Direction ishte parë duke debatuar me një grua për para në hollin e hotelit.

Vajzat argjentinase u pyetën të dyja nga  policia dhe tregimet e tyre thuhet se përputheshin.

Liam Payne kishte shkuar për të rinovuar vizën e tij argjentinase së bashku me partneren tij, Kate Cassidy, e cila u largua pak ditë përpara se të ndodhte tragjedia, kur Liam ra nga kati i tretë i ballkonit në hotelin ku rrinte në Buenos Aires, duke humbur menjëherë jetën.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA