
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për dërgimin në gjyq të të pandehurve, Klajdi Dervishi (alias Pelinku, alias Bruno Pavoti), Arteid Musallari, Eltion Dani, Nikolin Noku (alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini) dhe Zamir Hoxha”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Etleva Deda dhe Ardit Mustafaj, vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Ymer Dervishi (alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti), për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Ymer Dervishi (alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Klajdi Ymer Dervishi (alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti), dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Klajdi Ymer Dervishi (alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Klajdi Ymer Dervishi (alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti), në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Arteid Gëzim Musallari, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Arteid Gëzim Musallari, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Arteid Gëzim Musallari, dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Arteid Gëzim Musallari, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Arteid Gëzim Musallari, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Eltion Edmond Dani, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Eltion Edmond Dani, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Eltion Edmond Dani, dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Eltion Edmond Dani, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Eltion Edmond Dani, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolin Tomë Noku (alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini), për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolin Tomë Noku (alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Nikolin Tomë Noku (alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini), dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të Nikolin Tomë Noku (alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Nikolin Tomë Noku (alias Nikolin
Martini, alias Nike/Nik Martini), në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
Top Channel