
Arrestimi i Erion Veliajt tregon sipas Lorenc Vangjelit se kryeministri Rama nuk ka aq shumë pushtet sa ajo e Sali Berishës në vitin 2012.
Ai e krahasoi me mos-arrestimin e gardistëve të përfshirë në protestën e 21 janarit, gjë e cila solli debat mes tij dhe Neritan Sejaminit në “Top Story”.
Vangjeli: Te ai miti që për mua është i rrem dhe i gabuar vendos të gjitha pushtetet e Ramës. Mendojeni që nëse Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2012, të arrestonte kryebashkiakun të asaj kohe, do e lejonte kryeministri Sali Berisha, njeriu i cili nuk la që t’i afrohej as gardistëve të vetë? Rama ka më pak pushtet sesa kishte paraardhësi i tij.
Sejamini: Ti po thua që SPAK-u kufizon pushtetin e qeverisjes?
Vangjeli: Po të ishte më i fuqishëm do bëhej siç mbante ish-kryeministri Berishën gardistët. Pyetja është, a është Rama më pak i pushtetshëm se Sali Berisha? Pra Berisha kishte pushtet…
Sejamini: E ke thënë tre herë. Është e qartë. Ti ke një krahasim që të çon te ky përfundim. Këtu ke dy elementë. Veliaj nuk u arrestua në një ditë. Veliaj ka një vit që po bie.
Top Channel