Vajzat e shtëpisë në nominim, Krisa përfundon rrugëtimin në “Big Brother VIP”
19/02/2025 00:32
Ky nominim ka sjellë eliminimin e Krisës nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Ishte ajo, avantazhi i të qenurit lidere javën e kaluar, që çoi në nominim grupin e vajzave.
Gjatë prime-t të sotëm publiku ka vendosur të mos vazhdojë rrugëtimim e saj.
Ky largim ka sjellë një pikëllim tek Tiri, partneri i saj, i cili shpërtheu në lot.
Ai u shpreh se këshillat e tij mund ta kenë penguar Krisën të bëjë lojën e saj në “Big Brother VIP”.
Përpara largimit Krisa i kërkoi Tirit të vazhdojë lojën dhe rrugëtimin për të.
Top Channel