Tjetër hap fals i Liverpool në Premier League, “Reds”-at barazojnë me Aston Villa-n dhe rihapin garën për titull

19/02/2025 22:35

Liverpool ka hedhur një hap fals në garën për titull në Premier League, me “Reds”-at që barazuan 2-2 në transfertë me Aston Villa.

Sfida e zhvilluar në mesjavë, e cila do të zëvendësojë javën kur Liverpool do të luajë finalen e Kupës së Ligës përballë Newcastle, solli shumë spektakël në “Villa Park”, ku u shënuan plot katër gola.

Të parët që kaluan në avantazh ishin të besuarit e Arne Slot me të përhershmin Salah në minutën e 29’, por pas 9 minutash, Tielemans barazoi sfidën.

Në fundin e pjesës së parë, Watkins “shtangu” mbrojtjen e Liverpool dhe kaloi në avantazh ekipin e Unai Emery.

Në minutën e 61’, ishte Trent Alexander-Arnold që barazoi sfidën pas një asisti të Salah, teksa pak minuta më vonë Nunez kishte rastin për të përmbysur çdo gjë, por me portën e boshtaisur nuk arriti dot të shënonte.

Kështu Liverpool shkon në kuotën e 61 pikëve, me Arsenalin që mund ta ngushtojë diferencën me 5 pikë në fundjavë nëse do të fitojë me West Ham.

REZULTATI:

ASTON VILLA 2-2 LIVERPOOL

Tielemans 38’, Watkins 45+3’ / Salah 29’, Alexander-Arnold 61’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA