Ilir Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: I thashë të kalonte te Ministria e Jashtme, pranoi, pastaj më tha “kam përgjimet”. Negociatat në emër të Ramës 28/01 13:14
Kryeministri Edi Rama vazhdon të ironizojë kryedemokratin Sali Berisha, duke e cilësuar ‘buf kënete’.
Teksa ka publikuar një video bufi, Rama shkruan: “thaje kënetën me votë”. Madje përveç bufit, shkrimin e shoqëron me disa bretkosa, duke sulmuar kështu kundërshtarin e tij politik në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Prej disa ditësh, sidomos pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, Edi Rama dhe Sali Berisha vijojnë replikat dhe ironitë me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale apo deklaratave për mediat.
Në përgjigje të etiketimit ‘buf kënete’, Berisha e quajti Ramën “zogu sqep këpucë”, që sipas tij është një zog që ka aftësinë të hajë zogjtë e tij.
Top Channel