Shpërthimi i digës në Bunec/ KLSH gjen shkelje në hidrocental: Nuk ka pasur asnjë kontroll që prej ndërtimit! Dëmtimi mund të evitohej nëse do monitorohej

19/02/2025 10:43

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka konstatuar një sërë shkeljesh në Hidrocentralin e Sasajt në Himarë, i cili u dëmtua në mesin e muajit janar, duke shkaktuar përmbytje në banesa dhe biznese në këtë zonë.

Sipas KLSH-së , në gjetjet e para të auditit që po vijon, ky HEC, që prej ndërtimit dhe nisjes së funksionimit, nuk ka pasur asnjë kontroll nga institucionet që kanë për detyrë monitorimin e tyre. ëNse këto institucione do të kishin kryer kontrollet e duhura dhe konstatuar problematikat që çuan në dëmtimin e digës, ajo që ndodhi në Hecin e Sasajt, mund të ishte evituar.

Për të shmangur përsëritjen e një ngjarje të tillë, KLSH do të auditojë dhe HEC-e të tjera në të gjithë Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA