
Prindërit e Irsa Muçollarit, 16-vjeçares që vrau veten pak ditë më parë në Gjirokastër, kanë rrëfyer disa detaje në lidhje me motivet që mund ta kenë shtyrë adoleshenten drejt aktit tragjik.
Pikëpyetjet se çfarë e çoi vajzën e tyre në vetëvrasje të hënën e shkuar kanë përgjigje të pazbuluara ende, veçse vërtiten në mendjet e tyre dyshime për bullizmin në shkollë.
Mamaja e Irsës, Mirela Muçollari thotë se vajza i kishte shprehur shqetësimin për shokët e shoqet e klasës, ndërsa kishte kërkuar edhe të ndërronte klasë. Mes lotësh, babai thotë se nuk do e besonte kurrë që vajza e tyre e brishtë të ndërmerrte atë akt.
Pjesë nga intervista me gazetaren e Top Channel Kristi Gongo.
Çfarë raporti kishit më vazjën
-Kishim raport të shkëlqyer ishte e edukuar, kokulur. Ishte e ndrojtur, sillej shkëlqyer, mësonte.
Çfarë ndodhi kishit shenja të gjendjes së saj së rënduar
-Kohët e fundit ka shprehur pak shqetësim, e kishte ndërruar sjelljen. Ishte më e mërzitur, ka qenë pak e vetmuar në shkollë, nuk e ka ndjerë vetëm mirë por këtë gjë nuk arritëm ta kuptonim. Nuk na shkonte mendja për vajzën të shkonte deri këtu. Ishte shumë e sjellshme shumë e urtë. E pyesja sa herë, kjo na ka çuditur kemi ngelur pa fjalë për këtë ngjarjes. Pa na lajmëruar as shkolla as stafi dhe ne e kemi të papritur.
Çfarë ju kanë thënë
-Nuk e dinim që kishte probleme, më mbrapa dëgjuar që ishte bullizuar. Ka dalë nga shkolla ditën e premte dhe ditën e hënë që ndodhi ngjarja. Ka ardhur në shtëpi por nuk e kuptova, nuk më shprehej. Ditën e fundit më ka ardhur 20 min para, babai mbaruam më shpejt tha.
Çfarë kishte kuptuar mbi veprimet, a të shprehje që nxënësit në klasë e ngacmonin
-E Kishte shprehur te mamaja, mama ma ndërro klasën se ata nuk mësojnë dhe bëjnë si të çmendur, nuk është klasë e mirë
-Bëjnë si të çmendur më tha, më thotë mami kur do ta nderoj unë atë klasën. Nuk e dija dhe pyeta ata ndërroheshin në vit të tretë. Ça ke i thashë pse nuk të pëlqen klasa, ata bëjnë si të çmendur më tha qeshin kot flasin kot. Rrinë mirë tha dy orët e para pastaj bëjnë si të çmendur. Donte të shkonte te klasa që kishte shoqet
-O mami si të duroj unë janë 6 orë nuk janë pak. Atë ditë me të qara ja ka thënë muhabetin
-Unë i thash injoroji ata. Unë ashtu bëjë tha mami por janë 6 orë. Të marr mësuesen thash të ndërroj bankën. Jo më tha mua mos e merr se është më keq, si duket i vinte keq po të shkoja unë do ta bullizonin shokët
-Pas kësaj që dëgjuam u trembëm. E pyesja çdo ditë, se kisha ankthin por nuk arrita dot ti merrja ndonjë sqarim tjetër për shkollën se nuk më ka treguar prandaj jemi të shokuar nga kjo ngjarje.
-Nuk e prisja nga një vajzë aq e urtë, ishte fëmijë akoma. Nuk e prisja të kishte aq guxim të madh. Do më mbetet peng, të linte një shënim të vogël. Do më mbetet peng tërë jetën. Pse ma bëri këtë, kush ma mërziti kaq shumë, pse nuk mu shpreh. Pse nuk mendoi pak për ne që e donim aq shumë. Unë për atë jetoja për atë punoja, thoja të më rritet të më shkollohet
Kishit vështirësi ekonomike?
-Të gjithë problemin e ka pasur nga shoqëria.Nga bullizimi
-Është ndjerë e vetmuar, donte shoqet e saj nuk kishte ngrohtësi në klasë. Me shoqet që ishte rritur.
-Nuk kishte fare kërkesa, sado para t’i jepje të mirëkuptonte
-Nuk kërkonte asgjë, kuptonte. Nuk i kemi lënë gjë mangët, por nuk kishte fare kërkesa.
Ditën e fundit, erdhi 20 minuta para?
-Erdhi njëherë në orën 10. E pyeta më tha kisha pushim babi. Qëndroi 10 min iku prapë. Në 11 erdhi prapë, qëndroi 5 min iku prapë. Në fund erdhi në orën 13:10, kur mësimin e mbaronin në 13:30. Nga shkolla dëgjuam që ka ikur duke qarë.
Top Channel