
Endrit Sadedini është i riu i cili është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pas një operacioni të policisë.
Ai është një emër i njohur për policinë! U ka shpëtuar dy herë atentateve që dyshohet se i janë bërë për shkak të konflikteve për pazare droge.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij sot, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, së bashku me një karikator me municion luftarak. Sadedini në momentin që pa shërbimet e Policisë, tentoi të largohej dhe iu ka drejtuar armën e zjarrit shërbimeve të Policisë, por s’ka mundur të qëllojë apo të largohet, pasi, falë profesionalizmit të forcave të Policisë, është bërë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i tij.
Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës balistike për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi shtetasi M. Sh., 33 vjeç, i cili lëvizte bashkë me 38-vjeçarin, tashmë të arrestuar.
Top Channel