
Në Tiranë, është zhvilluar Konferenca rajonale mbi kontrollin parlamentar nga ku kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, theksoi nevojën e thellimit të partneritet me institucionet e pavarura, publikun dhe qytetarët.
“Ne në Kuvendin e Shqipërisë po punojmë që të konsolidojmë një mbikëqyrje parlamentare efektive. Shqipëria ka shpallur si objektiv strategjik kombëtar anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, çka do të thotë se në përfundim të legjislaturës tjetër Kuvendi i Shqipërisë do të jetë parlamenti i një vendi anëtar të Bashkimit Europian. Për arritjen e këtij objektivi, Kuvendi i Shqipërisë është duke punuar për hartimin e Planit të ri Strategjik 2025-2030. Mbikëqyrja parlamentare, kontrolli dhe monitorimi i qeverisë dhe institucioneve të pavarura është ndër prioritetet e këtij Plani”, tha Spiropali.
Fuqizimit të kontrollit parlamentar, theksoi Elisa Spiropali, do t’i shërbejë gjithashtu Strategjia e re e Komunikimit, Platforma e re e Konsultimit Publik dhe cikli i sesioneve “Dialog për Konsensus”.
Top Channel