 Argjentina dhe Messi do të shkojnë të vizitojnë Angolën…dhe do të marrin 12 milion euro
																		
					
					
					
						Argjentina dhe Messi do të shkojnë të vizitojnë Angolën…dhe do të marrin 12 milion euro						 
								
			Reali i Madridit arriti ta kalonte “pengesën” Manchester City në Ligën e Kampionëve, për të vazhduar më tej në fazën e 1/8-ave.
Pas fitores së arritur me përmbysje në ndeshjen e një jave më parë në Angli, sfida e dytë nisi mjaft mirë për të besuarit e Ancelottit.
Në minutën e 4’ të takimit, Kylian Mbappe realizoi një supergol dhe pas disa minutash, ishte sërish francezi që dyfishoi shifrat.
“Qytetarët” e Guardiolës u përpoqën të rifuteshin në lojë, por mbrojtja e “Los Blancos” ishte e pakalueshme, teksa në minutën e 61’, Mbappe kompletoi tripletën e tij, e para me Realin e Madridit.
Një gol i Nico Gonzalez mjaftoi vetëm për statistikë, me rezultatin përfundimtar që shënoi 3-1, teksa kampionët e Anglisë largohen me “kokën ulur” nga ky edicion i Ligës së Kampionëve.
Tashmë Reali do të presë shortin e së premtes, aty ku do të mësojë se me cilën prej Atletico Madridit ose Bayer Leverkusenit do të ndeshet në fazën e 1/8-ave.
Në sfidat e tjera, PSG arriti një fitore tenistike, me rezultatin 7-0 përballë rivalëve të Brest, ndërsa Dortmund barazoi pa gola përballë Sporting, duke u kualifikuar falë sfidës së parë.
Nga ana tjetër, Juventus u mposht 2-1 nga PSV në Holandë, me sfidën që shkoi në kohën shtesë. Në 30 minutat shtesë holandezët e PSV shënuan golin e fitores duke siguruar kështu kualifikimin për në fazën 1/16-ta.
REZULTATET:
REAL MADRID 3-1 MAN. CITY (6-3)
PSG 7-0 BREST (10-0)
PSV 3-1 JVENTUS (4-3)
BORUSSIA DORTMUND 0-0 SPORTING LISBON (3-0)
Top Channel