Aksident i rëndë në aksin “Ura e Leklit-Këlcyrë”, raportohet një i plagosur

19/02/2025 19:50

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar një 64-vjeçar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:30 të pasdites, në hyrje të Këlcyrës ku automjeti me drejtues shtetasin E.C., 35 vjeç është përplasur me automjetin e shtetasit D.K., 64 vjeç.

Ky i fundit është dërguar në Spitalin rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E.C., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer hetimet e mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA