Aksident i rëndë në Bulqizë, makina del nga rruga dhe përplas kalimtaren! E plagosura niset drejt Traumës

19/02/2025 17:42

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në Bulqizë aksin rrugor që lidh Lagjen e Re me atë të Vjetrën, ku një makinë tip BMW ka dalë nga rruga, duke thyer pemët si dhe ka goditur edhe një kalimtare dhe më pas ka përfunduar jashtë rrugës.

Kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët kanë dhënë ndihmën e parë gruas si dhe drejtuesit të automjetit të cilët i kanë nisur drejt spitalit të Bulqizës për ndihmë mjekësorë.

Sipas mjekëve të spitalit të Bulqizës e plagosura kishte marrë plagë të rënda në trup dhe për këtë arsye është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit si dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në polici.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA