Tronditet Shkodra! Detajet e reja, djali qëlloi me armë të dashurën dhe më pas vrau veten!

18/02/2025 11:42

Detaje të reja janë zbuluar ngjarja e rëndë ndodhur në Shkodër, në Lagjen Mark Lula.

Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani raporton se në një automjet janë gjetur dy të rinj, një vajzë dhe një djalë. Fillimisht u dyshuar se ishin të dy të vdekur, por për fat të mirë vajza kishte shenja jete.

Sipas policisë dyshohet se pas një konflikti, djali ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij dhe më pas  ka vrarë veten.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi Kolë Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prendushi, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi Kolë Manaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Prendushi është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA