Niset drejt Tiranës për trajtim të specializuar 44-vjeçarja/ Detaje nga ngjarja në Shkodër, çifti ishte konfliktuar disa herë ditëve të fundit

18/02/2025 19:30

Anila Prendushi, gruaja që u plagos me armë zjarri nga partneri i saj këtë paradite në Shkodër, është nisur për mjekim më të specializuar drejt Tiranës, për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, mësohet se çifti ishin konfliktuar disa herë me njëri-tjetrin gjatë ditëve të fundit, për shkaqe që nuk dihen.

Ndërsa më herët, gjatë pesë viteve bashkëjetesë, Kolë Manaj dhe Anila Prendushi postonin vazhdimisht në rrjetet sociale foto nga çastet që kalonin bashkë. “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”, është mbishkrimi krahas një postimi të çiftit në “TikTok”.

34-vjeçari e qëlloi Prendushin me armë dhe më pas vrau veten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA