Cila nga vajzat do lërë sot shtëpinë? Ndiqni spektaklin e “Big Brother Vip” për shumë surpriza
18/02/2025 19:59
Teksa ditët në shtëpi kalojnë, debatet dhe dinamikat mes banorëve vetëm shtohen.
Rozana dhe Gerta kanë pasur përplasje të forta, ku janë përfshirë dhe banorët e tjerë. Ndërkohë, katër hyrjet e reja, Kelly, Rizarta, Ola dhe Vserlo duket se kanë ndryshuar shumë gjëra, duke krijuar përplasje që natën e parë.
Krisa vendosi të dërgonte në nominim të gjitha vajzat e shtëpisë. Kush prej Danjës, Eglit, Gertës, Krisës, Livias, Loredanës, Rozanës dhe Valbonës do të lërë sot garën?
Për të zbuluar këto dhe shumë surpriza të tjera, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.
Top Channel