U gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Seul, zbulohet shkaku i vdekjes i aktores 24-vjeçare koreane

17/02/2025 17:40

Një ngjarje e rëndë ka goditur kinematografinë koreano-jugore, pas ndarjes së papritur nga jeta të aktores 24-vjeçare, Kim Sae-Ron.

Ajo u gjet e pajetë nga një miku i saj, i cili shkoi ta vizitonte. Ai njoftoi menjëherë policinë dhe më pas u konfirmua e vdekur në vendngjarje.

Sipas asaj që raportojnë autoritetet, Sae-Ron i ka dhënë fund jetës së saj. Ky vendim ekstrem dyshohet se ka ardhur për shkak të një aksidenti të ndodhur tre vite më parë, duke i kushtuar asaj shumë role në kinematografinë koreane.

Ajo u rrit në popullaritet si një yll në moshën 9-vjeçare, në filmat “A Brand Neë Life” dhe “The Man From Nowhere”.

Kim më vonë mori rolin e saj debutues në dramën televizive të vitit 2016, “Secret Healer” dhe gjithashtu u shfaq në thrillerin “The Villagers”.

Në maj 2022, ajo u përfshi në një incident me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe u gjobit me 11,000 paund nga gjykata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA