“Jo të dorëhiqet, por të shkarkohet”, Bardhi akuza të forta ministrit të Brendshëm: Gënjeu Parlamentin, kanë rënë themelet e shtetit

17/02/2025 11:07

Kryetari i grupit të PD-së, Gazmend Bardhi kërkoi sot shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, deputeti demokrat tha se ministri gënjeu Parlamentin lidhur me reagimin e policisë gjatë dhënies së vendimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. 

“Thërrisni në seancë ministrin e Brendshëm, që në seancën e kaluar gënjeu pa turp, duke na dhënë informacione të rreme që Policia nuk kishte pasur asnjë dijeni për prezencën e një turme para SPAK kur po mbahet seanca për masën ndaj Veliajt. SPAK dhe GJKKO kanë konfirmuar se kishin njoftuar për cenimin e ambienteve të sigurisë dhe në mënyrë të paprecedentë Policia e Shtetit, jo vetëm nuk kishte bërë detyrën, por ka refuzuar thirrjen e Gardës së Republikës. Nuk mund ta lëmë pa e kaluar këtë. Kjo do të thotë që kanë rënë themelet e shtetit. Jo vetëm duhet të dorëhiqet, po Ministri i Brendshëm duhet të shkarkohet”, tha Bardhi.

Sipas tij “qëndrimi i Policisë së Tiranës ishte akoma më idiot, kur thoshte se tubimi ishte spontan. Kur tubimi është spontan, quhet i paligjshëm. Qëllimi ishte një: që Edi Rama me punonjësit e administratës i kërcënon jetën çdo prokurori dhe gjyqtari që jep vendime pa e pyetur. Zonja kryetare, thërrisni në seancë ministrin të japë llogari”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA