EMRI/ Qëlloi me armë gjahu drejt makinës të një 26-vjeçari, pranga autorit në Durrës

17/02/2025 14:43

Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës.

49-vjeçari, Ardian Hoxha, ka rënë në pranga pasi ka qëlluar me armë zjarri (çifte) ndaj makinës të një 26-vjeçari, pas një sherri mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Manzë-Maminas”.

Njoftimi:

Durrës/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje kriminale në aksin rrugor “Manzë-Maminas”.

Qëlloi me armë gjahu, në drejtim të automjetit të një 26-vjeçari, me të cilin u konfliktua për një manovër të gabuar në qarkullim, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut çifte.

Menjëherë pas njoftimit se në aksin rrugor “Manzë-Maminas”, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në drejtim të automjetit të një shtetasi tjetër, për shkak të një konflikti të çastit, për një manovër të gabuar me automjet, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.

Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga autori i këtij rasti, shtetasi A. H. 49 vjeç, banues në Manzë.

Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA