
Një avion i Delta Air Lines është rrëzuar gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos.
Mediat lokale raportojnë se të paktën 15 persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti. 3 prej tyre kanë marrë plagë të rënda.
Drejtuesit e aeroporti thotë se është në dijeni të incidentit në lidhje me avionin, i cili po mbërrinte nga Minneapolis.
Ata shtuan se po kujdesen për te gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin dhe se ekipet e emergjencës tashmë janë në vendngjarje.
Deklarata e aeroportit
“Toronto Pearson është në dijeni të një incidenti gjatë uljes që përfshin një avion të Delta Airlines nga Minneapolis. Ekipet e urgjencës po i përgjigjen çdo lloj situate . Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë nën kujdesin tonë.”
Fotot në rrjetet sociale tregojnë avionin të kthyer përmbys në dëborë.
“Në dijeninë time shumica e pasagjerëve janë jashtë dhe të padëmtuar, por ne ende po përpiqemi të sigurohemi për këtë ndaj jemi ende në vendngjarje duke hetuar”, tha Sarah Patten, zyrtare e Policisë Rajonale Peel në Ontario.
Ajo shtoi se akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat qe çuan në rrëzimin e avionit.
Top Channel