
Chelsea po kalon një periudhë mjaft të dobët në kampionat, ku në nëntë ndeshjet e fundit, ka arritur vetëm dy fitore.
Kjo gjë duket se ka sjellë pakënaqësi te tifozët, teksa është vënë në dyshim dhe e ardhmja në stol e trajnerit italian, Enzo Maresca.
Pas sfidës me Brighton, italiani tha se “Blutë” dhanë performancën më të dobët që kur ai mori drejtimin e skuadrës në verën e kaluar.
Gjithsesi, duket se pronarët kanë shfaqur besim te Maresca, me The Athletic që siguron se italiani do të vazhdojë të drejtojë Chelsea-n, edhe nëse nuk do të arrijë të kualifikohet për në Champions League sezonin e ardhshëm.
Prestigjiozja britanike raporton se Liga e Kampionëve nuk ishte kurrë objektivi kryesor i Marescës dhe se deri më tani, drejtuesit janë të kënaqur me paraqitjen e tij.
Top Channel