“Bëri një gabim si ju në fëmijëri”/ Ministri Gogu tregon shembullin e të riut shqiptar që fitoi të drejtën e profesionit në Strasburg: Nuk pushoi kurrë së luftuari Dy persona kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Gjirokastër, pranë kthesës së liqenit të Viroit.
Automjeti tip “Volkswagen Cady” që drejtohej nga një 58-vjeçar është përplasur me automjetin e ushtrisë, tip “Mad” që drejtohej nga një 54-vjeçar.
Përplasja ka qenë e fortë, duke i nxjerrë mjetet nga rruga dhe për pasojë , ka humbur jetën shoferi dhe pasagjeri i Volkswagenit, të identifikuar si Panajot Kalanderi dhe Shefik Salaria. Ndërkohë, është dëmtuar lehtë 54-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, ndërkohë që priten hetimet për të zbuluar shkaqet e përplasjes.
Top Channel