“Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt BE”/ Rama në Mynih: Është shans që Europa të zgjohet

16/02/2025 12:38

Nga paneli “Zgjerimi i BE” në Mynih, kryeministri Edi Rama u shpreh se zgjedhja e Donald Trum në krye të Shtëpisë së Bardhë është “akti më buajr i Zotit kundrejt BE”.

Rama tha se zgjedhja e Trump duhet të shërbejë për t’i dhënë një shans Europës të zgjohet dhe të mos jetë ‘kaq vetëreferente’.

“Zgjedhja e Trump është akti më bujar i Zotit, kundrejt BE për ti dhënë një shans Europës të zgjohet dhe Europa duhet së pari të mos jetë kaq vetërefrente. Jam dakord me Martën që vlerat parimet që i bëjnë bashkë shtete anëtarët duhet të mbeten të tilla, por nuk duhet të jenë kushtëzime për të pasur miq në këtë botë. 

Ne duhet të mësojmë të jemi miq me të tjerët edhe pse ta mund të kenë vlera të ndryshme, mënyra të ndryshme, mendime të ndryshme se si duhet bërë jeta. Gjëja e fundit, Europa duhet të mendojë si për fuqinë edhe për konkurrueshmërinë, nëse s’jemi të aftë të konkurrojmë ekonomikisht, nuk do jemi të aftë të bëjmë asgjë tjetër. Në kët pikë Ballkani Perëndimor është një tokë mundësish.”-u shpreh ndër të tjera kryeministri Rama në Mynih.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA