
Finalja e Festivalit të Sanremos u mbyll mes polemikave dhe emocioneve të forta.
Fitues i festivalit u shpall Olly, ndërsa Lucio Corsi u rendit i dyti dhe Brunori Sas i treti.
Giorgia, e cila nuk arriti të futet në pesëshen finaliste, u përshëndet me brohoritje nga publiku.
Përjashtimi i Achille Lauros, që përfundoi në vendin e shtatë, shkaktoi reagime të ashpra për publikun. Festivali arriti një shikueshmëri rekord prej 70.8%, një shifër spektakolare.
Për natën finale, Conti kishte zgjedhur dy bashkëprezantues të gjallë e plot ritëm, Alessia Marcuzzi dhe Alessandro Cattelan, të cilët sillnin energji dhe humor.
Gara u hap nga Francesca Michielin, e cila, pavarësisht një dëmtimi në kyç, sfidoi gjithçka me taka 12 cm. Lotët nuk munguan: e emocionuar, ajo falënderoi të ëmën në sallë. Në të njëjtën linjë, Rocco Hunt këndoi “Mille vote ancora”, duke iu drejtuar nënës së tij mes publikut, e cila nuk i mbajti dot emocionet. Edhe Olly, pasi interpretoi “Balorda nostalgia”, nuk harroi të thoshte: “Faleminderit, mama!”.
Marcuzzi, e veshur me një fustan të zi që i zbulonte shpinën, u shfaq me një hyrje teatrale, ndërsa Cattelan, i veshur krejtësisht me të bardha, i dha skenës një prekje të viteve ‘90, duke rikthyer kujtimet e Piero Chiambrettit në festivalin e 1997-s.
Top Channel