
Kredia për shtëpi u rrit për të 5-tin vit radhazi.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për banesa arriti në 54.9 miliardë lekë në 2024, një rritje me 13% krahasuar me vitin 2023. Këtë tendencë agjentët e pasurive të paluajtshme e lidhin me normat e ulëta të interesit, por dhe rritjen e pagave, ku qytetarët arrijnë të plotësojnë edhe këtë kriter të bankave për të përfituar kredinë.
“Nëse shkojmë drejt deklarimit real të pagave kjo është një nga kushtet për të aksesuar sektorin bankar. Kemi pasur prirje inflacioniste çfarë do të thotë që kursimet e tyre u gërryen dhe tashmë i drejtohen më shumë për kredi. Por dhe patjetër që tregu i pasurive të paluajtshme ka njohur një rritje të qëndrueshme”, shprehet Reinaldo Pipiria, NAREA.
Dëshira e të qenurit pronar të një banese, i ka bërë qytetarët shqiptarë edhe më borxhlinj ndaj bankave por më së shumti në monedhën kombëtare për shkak të luahtjeve në kursin e këmbimit valutor.
Kreditë për shtëpi individët po i marrin më shumë në monedhën vendase. Kredia e re për banesa arriti në 40.9 miliardë lekë në fund të 2024, një rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Kredia në lekë ka qenë më e lirë. Një normë euribori 3.5 dhe spredi deri në 2.5% ka bërë që kredia në euro të jetë shumë më e kushtueshme se kredia në lekë”, shtoi më tej ai.
Nga ana tjetër kredia e re në euro për banesa zbriti në 14 miliardë lekë një vit më parë, një rënie me 24% krahasuar me vitin 2023. GRAFIK
“Euro ka treguar një mungesë stabiliteti ku ra mbi 20% në vitet e fundit. Edhe bankat nuk i incentivojnë në këto raste, por nga ana tjetër dhe individët ndjehen të pasigurt”, shprehet Pipiria.
Por rritja e shpejtë e kredisë për pasuritë e paluajtshme krijoi shqetësim te Banka e Shqipërisë, e cila një vit më parë aplikoi për herë të parë një shtesë kundër ciklike me qëllim ngadalësimin e rritjes së kredisë për ekonominë. Një shqetësim që u adresua edhe nga FMN për marrjen e mazave shtesë.
KREDIA PËR BANESA (MLD LEKË)
(Burimi: Banka e Shqipërisë)
2022 46.1
2023 48.5
2024 54.9
KREDIA PËR BANESA
(Burimi: Banka e Shqipërisë)
40.9 MLD LEKË
+35%
KREDIA PËR BANESA NË EURO
2022 23.9 MLD LEKË
2023 18.3 MLD LEKË
2024 13.9 MLD LEKË
Top Channel