
Ekonomia më e fortë e Evropës është në krizë. Prodhuesit gjermanë të automjeteve janë goditur veçanërisht rëndë. Ata tani shpresojnë për përmirësim pas zgjedhjeve.
Industria gjermanee automjeteve është në vështirësi të mëdha dhe po pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të 23 shkurtit. Ekonomia po kalon një recesion – dhe i ashtuquajturi koalicion semaforik (Socialdemokratët, Të Gjelbërit, FDP), i cili ishte në pushtet deri vonë, po mbahet drejtpërdrejt përgjegjës për disa nga ankesat.
Subvencione për makinat elektrike?
Një pikë ngecjeje për të gjithë prodhuesit e makinaveështë largimi nga motori me djegie dhe prezantimi i modeleve alternative. Ashtu si shumë ekspertë, edhe analisti i pavarur Jürgen Pieper nga Frankfurti sheh pasiguri të vazhdueshme midis prodhuesve dhe klientëve të makinave. Arsyeja kryesore për këtë është se nuk ka “një vijë të qartë në e-mobilitet”. Fillimisht, politikanët promovuan blerjet e makinave elektrike, por më pas ndryshuan disa gjëra për blerjen.
Dirk Dohse nga Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore (IfW) gjithashtu u ankua në një deklaratë për DW për “ngecje në mbështetjen e shtetit për makinat elektrike”. Në veçanti, “heqja afatshkurtër e të ashtuquajturit bonus mjedisor në dhjetor 2023” ka kontribuar nëpasigurinë. Përveç kësaj, industria vuan nga “kostot e larta të energjisë dhe burokracia e tepruar”.
Kur u pyetën se çfarë po shkakton më shumë probleme për prodhuesit gjermanë të makinave, shoqata e industrisë VDA (Shoqata e Industrisë Gjermane të Automjeteve) vuri në dukje një problem thelbësor: mjedisin e pafavorshëm për industrinë. Kjo zvogëlon konkurrencën e kompanive. Prirja është veçanërisht shqetësues: “Në renditjen ndërkombëtare për kushtet dhe mjedisin për industrinë , Gjermania është rregullisht poshtë.”
Energjia është shumë e shtrenjtë
Çështja se sa tërheqëse është Gjermania si vend për industrinë është vendimtare. Prandaj, VDA kërkon që “Berlini dhe Brukseli të kujdesen që të jenë shumë më atraktive dhe të jenë prapë në majat e botës”. Kjo kërkon “energji të lirë, më pak rregullore dhe burokraci dhe një sistem konkurrues taksash”, thonë ekspertët për DW.
Ekonomisti i IfW Dirk Dohse vëzhgon edhe ndikimin e Bashkimit Evropian: “Objektivat klimatike vijnë nga BE-ja dhe qeveria federale ka vetëm ndikim të kufizuar atje.”
Përveç kësaj, ai sheh edhe një shkallë të caktuar faji nga ana e vetë industrisë për krizën aktuale: “Rregullimet e nevojshme strukturore u vonuan për një kohë të gjatë, kështu që marzhet e fitimit janë tkurrur ndjeshëm. Kompanive gjermane iu desh një kohë shumë e gjatë për të bashkuar forcat me partnerë të fortë softuerësh.” Rezultati: Prodhuesit gjermanë të makinave nuk kanë ndonjë “hit” të vërtetë në tregun e makinave elektrike.
Më shumë stacione karikimi
Për Dirk Dohse është e qartë: “Prioriteti është zgjerimi i shpejtë i infrastrukturës për karikim të makinave elektrike dhe planifikimi i sigurisë për blerësit e makinave elektrike.” Gjithmonë mund të argumentohet nëse mbështetja e blerjes për makinat elektrike ka kuptim, por “rregullat duhet të jenë të qarta dhe transparente dhe të zbatohen për një periudhë të caktuar kohore”. Ato duhet të jenë të besueshme dhe jo të tërhiqen përsëri: “Duhet të shmangen ndryshimet në varësi të situatës financiare”.
Jürgen Pieper bën thirrje për një “vijë të qartë për teknologjitë e reja”. Megjithatë, nuk duhet rregulluar shumë, por mbetet i hapur ndaj zgjidhjeve të ndryshme teknologjike. Politikanët duhet të “caktojnë qëllime të përcaktuara saktësisht, por t’ia lënë industrisë rrugën e hapur drejt arritjes së tyre”.
Makinat dhe politika
Lidhjet mes industrisë së automobilave dhe politikës janë të ngushta, jo vetëm në nivel federal. Ka varësi të mëdha, sidomos në politikën shtetërore. Prandajprodhuesit e makinave – deri në nivelin lokal – varen nga tarifat e favorshme të taksave. Për politikën shtetërore, punët që ofron industria janë shumë të rëndësishme dhe ia vlen të mbrohen.
Në Saksoninë e Poshtme, ku qeveria shtetërore e udhëhequr nga SPD në Hanover është në bordin mbikëqyrës të Volkswagen, kjo lidhje është e dukshme. Por rrjetet janë gjithashtu të lidhura ngushtë në Baden-Württemberg nën kryeministrin Kretschmann (me gjigantin e industrisë Mercedes dhe prodhuesin e makinave sportive Porsche, që i përket familjes VW) dhe në Bavari, e cila është qeverisur nga CSU-ja konservatore për dekada, me Audi në Ingolstadt dhe BMW.
Për shkak të strukturës federale të Republikës Federale është gjithmonë me rëndësi për industrinë e automobilave se kush është në pushtet. Kjo është arsyeja pse asnjë prodhues makinash nuk mund të lejojë të injorojë politikanët. Në të njëjtën kohë, korporatat duhet të qëndrojnë të hapura ndaj të gjitha opsioneve politike në mënyrë që të jenë në gjendje të ushtrojnë ndikimin e tyre pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve.
Frika nga Trumpi
Megjithatë vendimet për një politikë të re apo të ndryshme industriale nuk do të merren vetëm në Berlin dhe Bruksel. Politikat e administratës së ardhshme amerikane do të kenë gjithashtu një ndikim të madh, thotë Jürgen Pieper: “Në funksion të krizës ekonomike dhe presionit të pritshëm nga administrata Trump (kërcënimi me tarifa më të larta), qeveria e re federale ka të ngjarë të përpiqet t’ia bëjë jetën më të lehtë industrisë gjermane të automobilave. Kjo mund të çojë në një “shtyrje të ndalimit të motorëve me djegie për regjistrime të reja” ose rikthimin e subvencioneve për blerjen e makinave elektrike dhe hibride.
Për analistin e pavarur Jürgen Pieper, fakti që do të ketë një politikë të re industriale në Gjermani nga marsi është po aq i paparashikueshëm sa edhe vetë rezultati i zgjedhjeve./DW
Top Channel