“Bashkimi Europian duhet të ndajë mendjen”/ Rama në panelin “Zgjerimi i BE-së” në Mynih: Duhet të shkundet nga gjumi…

16/02/2025 11:53

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në panelin “Zgjerimi i BE-së” në Mynih, theksoi nevojën urgjente për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ajo çfarë di është që kur e nisëm këtë proces, i kisha të gjitha flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë, por duke qenë një dashamirës mjaft i madh Netflix do thoja që pas asaj çfarë kam parë këto dy ditë nën këtë çati, ishte e jashtëzakonshme dhe për këtë Netflix mund të bëjë dy seriale, një për BE-në dhe një për SHBA-në. Ai për BE-në do të ishte pacienti me 27 mjekë. Ishin 28 meqë ra fjala, por njëri u çmend dhe u largua nga spitali.

SHBA do të ishte shfaqja me një sherif. Ajo çfarë po ndodh, mendoj, një gjë jashtë mase e mirë. Së paku, sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Europës që nuk është BE. Ne jemi E pa B dhe i shohim gjërat paksa ndryshe. Është një gjë shumë e mire që ka ndodhur sepse Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për disa kohë dhe tashmë do të shohim se çfarë do të dalë nga kjo. Për t’ju kthyer pyetjes suaj, mendoj që Europa, Bashkimi Europian duhet të ndajnë mendjen për atë çka po ndodh sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit ndaj nesh dhe ka ndryshuar sa i takon ritmit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor, por ajo çfarë po ndodh është që ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Mund të flasim gjithë ditën për procesin bazuar në meritë, por besoj që ka ardhur koha që të bëjmë një ndarje shumë të qartë dhe shumë të menjëhershme. Procesi i bazuar në meritë duhet të jetë vetëm për një gjë, për të drejtën e votës në Këshillin Europian. Bazuar në meritë nuk mund të nënkuptoj sjelljen e të gjitha vendeve të BE-së në tregun e përbashkët, bazuar në meritë nuk duhet të jetë…”-u shpreh Rama.

Majda Ruge: Çfarë po thua saktësisht, që nuk duhet të ketë një kriter për përafrimit legjislativ për tregun e përbashkët të BE? 

Kryeministri Edi Rama: Mendoj që kjo tashmë mund të përshpejtohet tërësisht, mund të jetë diçka që lidhet shumë më tepër me sjelljen e asaj pjese të Europës, që nuk është në Bashkimin Europian shumë më pranë në mënyra të ndryshme sesi e mendon kontinenti veten sepse në qoftë se mendojmë për kontinentin si i tërë pa Rusinë jemi 700 milionë, një treg i jashtëzakonshëm dhe Bashkimi Europian duhet të bëjë diçka për këtë në kuptimin që ajo çfarë është jashtë Bashkimit Europian nuk mund të jetë një hapësirë që mund ta marrë kushdo, por vetëm Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor duket si tek parku i Europës, një vend ku mund të ndodhin shumë gjëra. Shumë gjëra kanë ndodhur në Poloni, në Republikën Çeke, në Sllovaki kur kompanitë perëndimore shkuan e investuan shumë, sollën shumë dividente mbrapsht në Bashkimin Europian dhe i ndihmuam këto vende, kështu që të ecim me një shpejtësi mbresëlënëse, kjo është ajo çfarë po them, që duhet të ndryshojë shumë Europa dhe këtë nuk e them vetëm unë, e thonë shumë njerëz.

Mario Draghi nxorri një raport vërtetë të fortë që Europa duhet të ndryshojë, ka të bëjë me konkurrueshmërinë, ka të bëjë me sipërmarrjen e një fuqie të re dhe kjo përpjekja për t’ju përgjigjur vetes, për t’iu referuar vetëm vetes, për të menduar që ne kemi këtë vendimin hyjnor për të mbajtur këtë nivelin më të lartë moral dhe të gjithë këta të tjerët janë moralisht të dyshuar sepse për shembull, ne nga Ballkani Perëndimor jemi ata të dyshuarit në pikëpamjen morale, por për të qenë, pra, siç e thashë, gjithmonë e më tepër të aftë për t’iu përshtatur sfidave të reja.

Ka shumë shumë njerëz që ndjehen sikur diçka ka shkuar shumë keq, por nuk është e vërtetë. Është një mundësi e jashtëzakonshme për t’u zgjuar, për të nisur vrapin për të marrë atë çka ka humbur gjatë kaq shumë viteve, me kaq shumë rregullore, me kaq shumë bisedime dhe me kaq pak veprim.

Pra, ideja është e shkrirjes së reformës së brendshme, konkurrueshmërisë dhe një përafrimi më të shpejtë të vendeve të Ballkanin Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA