Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm, Vserlo, një nga banorët e rinj të Big Brother, ka shkaktuar një situatë të tensionuar me sjelljen e tij konfrontuese. 

Ai duket se ka hyrë me një strategji të qartë, pasi ka pasur përplasje të menjëhershme me disa nga banorët e tjerë.

Vserlo në moment që fliste me Gjestin, i afrohej, duke krijuar një situatë tensionuese. Pavarësisht kërkesave të Gjestit për të mbajtur distancë, Vserlo refuzonte dhe i drejtohet me fjalët: “Ashtu e kam qejfin, çfarë do të bësh ti?”

Kulmi ishte kur Gjesti i kërkoi nga ana e tij që të mos e prekë më Eglin, pasi më parë, Vserlo e kishte përqafuar dhe puthur në faqe. Pas kërkesës së Gjestit, Vserlo tentoi ta bënte përsëri.

Ky veprim ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga Gjesti, i cili tha: “Në rregull, nga tash fillon gjithçka!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA