“Armiku më i rrezikshëm është i brendshëm”/ Berisha për deklaratën e Trump: Me rëndësi epokale! Për ne…

16/02/2025 12:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi programin ekonomik 2025-2029 të PD-së.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit ekonomik të PD, Berisha citoi deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, ku ky i fundit ka deklaruar se “armiku më i rrezikshëm i yni është armiku i brendshëm”.

Së pari, përshëndes praninë e miqve tanë në këtë panel. Mirënjohje të pakufijshme. Fondacioni Heritage është një aleat i vjetër shumë i çmuar i ditëve më të vështira, por dhe i ditëve më të mira të Partisë Demokratike.
Një aleat me të cilin ne kemi ndarë parime, programe, dhe kam kënaqësinë më të veçantë që sot përfaqësuesi dhe miku i vjetër i këtij fondacion, Steven Buçi ndodhet midis nesh. Përfaqëson në një moment kur ne paraqesim programin pjesën më palcore të programit ekonomik. Kam shumë kënaqësi që, personaliteti i shquar i konservatorëve britanikë, aletaëve tanë që në themelimin e PD, drejtuesin e fondacionit të mirënjohur, Neë Direction Conservative të bazuar në Bruksel, z. Van Orden, ndodhet midis nesh për të ndihmuar në këtë program.

Drejtuesi Asham, është gjithashtu një përfaqësues shumë i rëndësishëm i biznesit shqiptar, dhe biznesit shqiptaro-amerikan. Falënderoj shumë të gjithë specialistët, insititutet. Institutin konservar, Policy Center, Albanian Policy Center, të gjithë ekspertët, departamentet që kanë bërë një punë të shkëlqyer në hartimin e këtij programi.

Kthehem tek pyetja. Po të vështrosh historinë e njërëzimit, ndryshimet e mësha edhe epokale i kanë shënuar burrat e shtetit guximtarë. Në kulmin e agresionit nazist, Uinston Çërçil do të deklaronte ‘ëe never sorround’. Kundërshtari kishte 6-fishin e forcës ajrore. Kishte një ushtri shumë më numerike, por me betimin e tij solemn para kombit të tij dhe Europës, ai doli fitimtar.

Më vonë, në kulmin e Luftës së Ftohtë, Ronald Raegan, do të thërriste tek porta e Brandenburgurt ‘Mr.Gorbaçhev tear doën this ëall’, dhe muri ra dhe perdja e hekurt ra.

Dhe çështja gjermane, siç u shpreh ai, iu shtua lirisë botërore, ishte një fitore e madhe e lirisë.
Unë do them e kësaj rëndësie epokale është deklarata e Presidentit Donald Trump, se armiku më i rrezikshëm i yni, është armiku i brendshëm.

Për ne që kemi jetuar diktaturat, tingëlloi diçka e vjetër, por nuk ka të vërtetë më të madhe dhe më të guximshme.

Para kësaj, Gorbaçov ka meritën e jashtëzakonshme kur deklaroi se: Rusia u bë vendi i askujt në një kohë kur partia komuniste në Bashkimin Sovjetik ishte mamuthi gjigant politik i të gjitha kohërave, por ajo nuk i përkiste as partisë dhe as popullit rus, dhe BS u shpërbë.”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA