![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7070-800x450.jpeg)
Dy ditë më parë, gjatë sfidës që “Vëllai i Madh” u dha banorëve për t’i shkruar një letër personit të zemrës, duket se Gjesti ka shkruar një dedikim për ish-të dashurën e tij, Diellzën, që nuk e lexoi para banorëve.
Megjithatë, përmbajtja e këtij mesazhi është bërë tashmë e njohur në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta.
Në letër, Gjesti me anë të një teksti kënge, shpreh dhimbjen dhe mungesën që ndjen pas ndarjes nga Diellza. Në dedikimin e tij, ai i drejtohet ish-të dashurës me nota melankolike, duke shprehur se Shën Valentini pa të është i dhimbshëm dhe se i mungon.
E dashur ishe D.
Oj drita jem, kallxom natën ku po flen
O bebi jem, kallxom n’cilin krah po flen
O drita jem, Shën Valentini pa ty po m’xën
O bebi jem, kush po t’bjen lule n’venin tem?
Ti s’mundesh me kon e tjetër kujt, ti je e jemja
Ti je my bebim, je my shpirt, je my zemër
Prej meje mund të ikë trupi, e jo nuk të ik menja
Ti s’mund me m’harru kurrë, hala për mu t’rreh zemra.
A m’ke harru be?
A m’ke harru bre?
Sa herë flej e çohna, nuk po mund pa t’kujtu bre.
Veç ty jom ka t’du,
Veç ty jom ka t’du bre
Sa herë flej e qohna nuk po mujna pa tkujtu bre
Ah, ata lot e tu…
Ah, lot e tu bre…
Shumë t’kan piku gjatë kohës kur s’je kon me mu.
Ky mesazh ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi shpreh një pasion të thellë dhe një lidhje që ende duket të jetë e gjallë në zemrën e Gjestit./TAR
Top Channel