![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7070-800x450.jpeg)
Gjesti ka folur këtë prime për herë të parë për ish-të dashurën e tij, së cilës i kushtoi dhe letrën në ditën e të dashuruarve.
Ai tha se me të ka përjetuar emocione dhe kujtime të orta që thotë se kurrë më nuk do t’i përjetojë.
Je i dashuruar me vajzën që fillon emri me D?
Gjesti: Jo… thjeshtë çfarë kam përjetu me atë vajzë nuk besoj se kam për të përjetuar me ndonjë tjetër. I kemi ndarë rrugët. Çfarë kam përjetu me të është diçka shumë e madhe dhe nuk kam harruar kurrë, unë ndihem në borxh me të dhe nëse do të mund t’ia kthej ndonjëherë do e bëj. Kam rreth 7-8 muaj që jam ndarë. E kam pasur në mendje shumë në fillim. Tani më pak.
Sa i përket letrës, ajo është një këngë… prej fillimi të karrierës kam qenë me të. Thjeshtë ndihem në borxh për atë femër se më ka mbajt jo vetëm mua me bukë, por dhe shokët e mi. Kam bashkëjetuar me të dhe çfarë ka bërë ajo me mua nuk e di nëse kam për t’ia kthyer ndonjëherë. Unë shprehem në këngë, ajo vajzë ka bërë për mua gjithçka dhe ndihem në borxh.
Nuk munda ta lexoj se isha shumë keq emocionalisht. Nuk ngurova prej letrës së Eglit, veç isha në kujtime dhe gjerat që kam përjetuar me të, ka qenë një lidhje e gjatë me të.
Top Channel