
“Topi është i imi”/ E pazakontë në ndeshjen e Seria A, lojtari zihet me shokët e skuadrës për penalltinë! Shënon, por…
22/02 08:02
Lara Colturi nuk ia doli të përfundojë garën e saj në Sllallom, në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Saalbach të Austrisë.
Që në daljen e parë, ajo humbi kontrollin në zbritje, duke ndërprerë kampionatin e saj botëror në tentativën e parë që rezultoi edhe e fundit për këtë ditë të parafundit të Botërorit të Skive Alpine, raporton gazetari i Top Channel, Endi Tufa, që po ndjek nga afër kampionatin.
Rezultati i vetëm për skiatoren tonë është vendi i 7-të, i arritur dy ditë më parë në Sllallomin Gjigand, një rezultat i shkëlqyer për të në debutimin që pati në një Kampionat Botëror.
Top Channel