![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/TCH-Cover_sd-800x450.jpg)
Kanye West dhe Bianca Censori duket se janë në prag të ndarjes, pasi po konsiderojnë një divorci, i cili mund të jetë i dytë për reperin.
Pas një paraqitjeje të diskutueshme në Grammy Awards dhe komenteve të tij të dëmshme antisemitike, marrëdhënia e çiftit ka filluar të përballet me sfida të mëdha.
Sipas raporteve të fundit, burime të afërta me çiftin kanë konfirmuar se ata kanë kontaktuar me avokatët për të ndërmarrë veprime ligjore për t’i dhënë fund martesës së tyre të shkurtër, e cila nisi në dhjetor 2022.
Nëse ndarja realizohet, Bianca Censori do të përfitojë 5 milionë dollarë si pjesë e marrëveshjes financiare.
Një burim i afërt me reperin ka theksuar se çifti janë ndarë dhe pritet që së shpejti të dorëzohet dosja ligjore për të mbyllur këtë kapitull.
Censori gjithashtu thuhet se është optimiste për të ardhmen dhe beson se mund të kontribuojë pozitivisht në jetën e West.
Top Channel