![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/11/moti-2_sd-800x450.jpg)
Policia greke ka arrestuar një grua me origjinë shqiptare në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, e cila posedonte një sasi të madhe marijuane.
Sipas Policisë, ajo është anëtare e një grupi kriminal ndërkombëtar, i cili është aktiv në importin e marijuanës të llojit SKUNK në Greqi, nëpërmjet aeroportit “El. Venizelos” në Athinë, me qëllim të shpërndarjes së mëtejshme.
Arrestimi i të akuzuarës u bë në kuadër të aksioneve të shënjestruar, ku pas analizimit të të dhënave dhe krijimit të një “profili” personash, u bë i mundur lokalizimi i saj në zonën e mbërritjeve të aeroportit, e ardhur nga Spanja.
Të dyshuarës iu gjetën pako me marijuanë me peshë totale bruto 26 kilogramë e 400 gramë, të cilat i kishte fshehur brenda dy bagazheve. Gjithashtu janë sekuestruar 195 euro dhe një celular.
Top Channel